‘Erdhi afër meje sikur po më kërkonte ndihmë’. Në brigjet e ishullit Cayman Brac, instruktori Brett Johson po mbante një leksion zhytjeje, kur kuptoi që një peshkaqen po lundronte të drejtim të tij. Kishte në kokë një diçka të çuditshme, një thikë rreth 30 centimenta, thotë Johson.

Zhytësi i hoqi kafshës tehun nga koka dhe ky i fundit u largua më pas me shpejtësi. Nga Cayman Brac Beach Resort, që shpërndau këtë video, thonë që peshkaqeni është pare sërish dhe është mirë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: