VLORË- Katër persona kanë përfunduar në pranga në Vlorë pasi në banesën e njërit prej tyre u gjetën 6 thasë me 77 kg kanabis sativa. Sipas të dhënave zyrtare, janë arrestuar në kuadër të operacionit “Return” shtetasit:

1-  Sajmir Bitaj, 39 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë;
2-  Dorjan Bitaj, 33 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë;
3-  Marildo Krekaj, 27 vjeç, banues në fshatin Penkovë, Vlorë;
4-  Xhuljano Shakaj, 22 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi se operacioni është zhvilluar dje Policia e Vlorës, e cila në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka ushtruar kontroll në banesën e 39-vjeçarit Sajmir Bitaj ku janë gjetur dhe sekuestruar 6 thasë plastikë të zinj të mbushura me lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, ku pas peshimit ka rezultuar me peshë totale prej 77 kilogramë.

droga ne vlore 1

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe shtetasit Dorjan Bitaj, Marildo Krekaj dhe Xhuljano Shakaj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë bërë të mundur fshehjen dhe strehimin e lëndës narkotike në banesën në fjalë me qëllim shitjen e saj në treg.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: