Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

VIDEO/ Policia jep detaje për drogën në Kavajë: U sekuestruan mbi 1 ton kanabis, 3 të arrestuar

Capture

KAVAJE– Policia jep detaje për operacionin anti-drogë të koduar “Pilotët”. Nga operacioni janë sekuestruar 1 ton e 360 kilogramë si dhe janë sekuestruar 3 automjete, 1 gomone, dhe një mjet i rëndë traktor. Policia ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas si dhe ka shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë. Të arrestuarit janë Joni Sadikaj, Roland Hysenbelliu dhe Kejvi Hajdari.

Njoftimi i policisë:
Më datë 14.07.2017, rreth orës 02:20 , shërbimet e policisë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur fshati “Bago” , dy automjete, konkretisht një “Land Rover “dhe një furgon mund të transportonin lëndë narkotike.
Menjëherë është organizuar puna për bllokimin e tyre.
Në momentin e kostatimit të këtyre dy automjeteve, nga ana e punonjësve të policisë u është bërë shenjë për të ndaluar por këto automjete nuk kanë ndaluar duke shtuar shpejtësinë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë .
Drejtuesit dhe personat e tjerë që kanë qenë në këto automjete, duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë, kanë arritur të largohen duke braktisur automjetet.
Nga kqyrja e këtyre automjeteve, rezultoi se në brendësi të tyre kishte pako të mëdha me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila pas peshimit rezultoi rreth 1360 kg.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Sektorin për hetimin e narkotikëve në D.V.P. Tiranë , është organizuar puna dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve :
– J.S., R.H. dhe K. H.
Nga veprimet hetimore të kryera , rezulton se bashkëpuntor janë edhe shtetasit :
B.B., dhe F.S. të cilët janë shpallur në kërkim policor dhe punohet për kapjen e tyre.
Më pas nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë , është vijuar operacioni duke bërë krehjen e terrenit dhe territorit, ku si rezultat janë kostatuar një gomone me gjatësi 7.7m me dy motorrë me 200 KV e tipit Kavasaki e lidhur me nje traktor pa targa , si dhe nje automjet i markës Toyota, cila nga verifikimet i përket shtetasit :
H. K. i cili është shpallur gjithashtu në kërkim policor.
Gjithashtu , në lidhje me këtë ngjarje, janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë për tu marrë në pyetje.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentativë ‘parashikuar nga nenet 283/a ,22 dhe 25 të Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)



Komente ( 2 )

  • A ci turturuat ata te rinjet nuk ini te zote te kapni dhe gjykoni kokat po merreni me ca adolishenta apo te deshperuar. Turp qe Na keni ber me nam si kur jena kriminelat me te medhenj ne bot por nuk jena ne realitet dergjen cuna te rinj ne per evrop burgjeve vetem e vetem se duan te mbijetojn pa dokumenta pa shkolle pa te ardhme politikanet tane tallen me ne ngriu popull verja flaken ati parliament pa dallim partie

  • Vete e mbjellin. vete e korrin. Vete e kapin bravo

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.