VLORE- Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme të kryera nga shërbimet e Policisë, ka rezultuar se gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Selenicë, në banesën e shtetasit Agim Hadëraj, policia ka konstatuar të mbjella 48 bimë narkotike të cilat i u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Gjithashtu gjatë kontrollit u konstatua edhe 3.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Agim Hadëraj, 52 vjeç, banues në Selenicë, si posedues i bimëve dhe lëndës narkotike të gjetur në banesën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Kultivimi i bimëve narkotike” dhe ”Prodhimi e shitja e narkotikëve’’.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: