Midis shumë pasioneve që ka pasur në rininë e tij, Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka habitur ndërsa ka treguar që për afro dy vite ka bërë edhe komentatorin sportiv në emisionin e njohur radiofonik në Radio Tirana “Nga njëra ndeshje në tjetrën” me një nga ikonat e radios, Ahmet Shqarri.

“Po kam qenë edhe komentator futbolli për afro dy vite. Babai im kishte shumë miqesi më Ahmet Shqarrin. Një ditë Ahmeti më ftoi të komentoja dhe për një vit e ca nga viti 1989 e pak dhe e lashë pastaj sepse stadiumet filluan të boshatisen”, – ka rrëfyer Meta gjatë një interviste për jetën e tij personale përballë gazetarit, Blendi Fevziu në “Opinion”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb