MAQEDONI – Fill pas zgjedhjes në krye të Kuvendit maqedonas të shqiptarit Talat Xhaferi, qytetarët kanë kundërshtuar fortë vendimin, duke u hedhur në protestë.

Turma të mëdha njerëzisht kanë hyrë me forcë në sallën e parlamentit dhe kanë sulmuar aty deputetët. Mediat maqedonase sjellin pamjet filmike të protestuesve ndaj liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit dhe deputetëve tjerë të kësaj partie.

Policia nuk duket askund, ata kanë ikur madje edhe nga Parlamenti, dhe po shohin se çfarë po ndodh duke mos marrë asnjë aksion për lirimin e këtij institucioni i pushtuar nga huliganët maqedonas. Mediat raportojnë se tashmë deputetë e shumicës parlamentare në Kuvend janë sulmuar fizikisht nga protestuesit të cilët bëjnë thirrje që të përdoret dhunë me sende të ndryshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb