TIRANË- Ethe, pritje dhe rezultat që ende nuk duket në horizont. Kështu mund ta cilësojmë këtë javë që po mbyllet për liderët e politikës, veçanërisht kryeministrin Edi Rama dhe kryeopozitarin Lulzim Basha, që ndonëse janë takuar dy herë brenda kësaj jave nuk kanë arritur ende tek kompromisi i shumëpritur.

Në rubrikën humoristike të emisionit “Kjo Javë” në “News 24” si kryeministri ashtu edhe kreu i opozitës janë kapur mat teksa bëjnë lëvizje jo shumë të qarta, raporton “BalkanWeb”.
loot
Tensioni dhe ankthi që ata kanë duket qartë edhe në videon që sjell “BalkanWeb”. Në një nga ditët e takimeve në selinë blu, Lulzim Basha është filmuar teksa ngatërron makinën, e qesh me veten, ndërsa kryeministri Rama duket i hutuar në një ecejake në sallën e Kuvendit, ku në një moment duket sikur ka harruar portofolin dhe fut dorën në xhep.

Por jo më pak tension e emocione ka pasur në Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, kreu i së cilës Ilir Meta u zgjodh President dhe gjatë kësaj jave që lëmë pas, ekzaktësisht të mërkurën ia dorëzoi zyrtarisht drejtimin e partisë, Petrit Vasilit.
Vasili
Në nisje të Konventës Kombëtare të kësaj partie, Petrit Vasili e ka kapur me forcë Ilir Metën, por për një qëllim të mirë. Ai ka qënë i vendosur për ta lënë këtë të fundit të futej i pari në sallë, e kur Meta ka hezituar, Vasili e ka kapur prej krahu duke e futur brenda të parin! “Ec përpara…”, dëgjohet të ketë thënë Vasili, në shenjë respekti për Ilir Metën.

Gjatë kësaj konvente Ilir Meta mbajti fjalimin e fundit si kryetar dhe fjalët e tij më shumë se këdo prekën anëtaret femra të partisë, të cilat nuk i kursyen lotët!

Kamerës së këtij emisioni nuk i ka shpëtuar as një moment pikant i ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri me ambasadoren e Gjermanisë, Susanne Schütz. Në përfundim të një konference, Gjiknuri është treguar xhentil me ambasadoren, duke e ndihmuar me çantën.
GJIKU
Ndërsa në sallën e Kuvendit të shumtë janë deputetët që kapen me telefon, dikush shkruan mesazhe, si në rastin e deputetes Hafizi që lajmëron dikë të ndjekë fjalën e Ben Blushit dhe dikush tjetër lexon, si në rastin e deputetit Erjon Braçe që mbetet i habitur nga ajo që i shkruajnë.
Këshilla e vetme që kemi për të gjithë: Herë tjetër më të kujdesshëm!

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb