Partia Socialiste është vetë pak kuti larg shpalljes fituese absolute e këtyre zgjedhjeve dhe festa ka nisur në disa qytete.

Kandidati për deputet në listën e Partisë Socialiste në qytetin e Fierit, Erion Braçe e sheh fitoren bindëse të PS-së përveç se si festë, e sheh dhe si përgjegjësi të madhe. I pari në listën e Fierit, shkruan në Instagram, se kjo fitore është përgjegjësi e madhe, së pari për njerëzit e zakonshëm, si dhe për PS që s’duhet ta humbë këtë mundësi historike. Ai ka postuar një video nga Divjaka ku ka nisur festa me fishekzjarrë.

Statusi i Braçes

“Festoni!
Sot, neser ka pune!
Eshte pergjegjesi aq e madhe sa ska ku te shkoje me.
Se pari ndaj njerezve te zakonshem qe na besuan si kurre ndonjehere;
Se dyti ndaj Partise Socialiste qe nuk duhet te humbe asgje nga kjo mundesi historike qe njerezit i dhane!
From Divjaka with love!!”

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb