Reperi i njohur kosovar, Asdren Gjikolli ose siç e njohin fansat reagon pas aksidentit rrugor ku u përfshi të hënën në tunelin e Kalimashit dhe jep më dhumë detaje për të.

Ndërsa makina mësohet të jetë dëmtuar komplet, gjendja shëndetësore e reperit por edhe e të gjithë atyre që ndodheshin në makinë është e mirë.

Gjiko ka zgjedhur të përshëndesë fansat me një video të postuar në Instagram, ku i falënderon të gjithë ata që u shqetësuan dhe i adresuan mesazhe në rrjetet e tij sociale.

Reperi ka sqaruar se nuk ishte ai drejtuesi i mjetit, ndërsa nuk i kursen batutat e tipit: Po të isha unë shofer do “vdisnim”.

Kujtojmë se mjeti me të cilin ai udhëtonte drejt Velipojës ku do të mbante një koncert, është përplasur me një kamion në brendësi të tunelit.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb