Ksenia Tsaritsina, bashkëshortja njëzet e shtatë vjeçare e oligarkut Aleksey Shapovalov, ka treguar në Instagram dhuratën e çmuar që bashkëshorti i ka bërë për 5 vjetorin e martesës, një diamant prej 70 karatësh, që kushton 8 milion euro.

Për të, ‘vetëm një unazë normale’ dhe shton: “Bashkëshorti im nuk kursen kurrë për mua kur vjen puna tek dhuratat, ai mendon se një diamant 30 karatësh është pak për mua, kështu ka vendosur të më dhurojë një 70’ shkruan repubblica.it.

Në këtë video unaza e Ksenia, së bashku me disa klipe të shkurtra të publikuara nga modelja në profilin e saj Instagram.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb