Diktatori i saj Kim Jong Un ka zbuluar një tjetër armë super të fuqishme me të cilën paralajmëron Amerikën: “Mos u merr me ne”

Mediat shtetërore thonë se Korea e Veriut me këtë bombë mund të zhdukë në mënyrë të menjëhershme të gjithë kontinentin amerikan dhe t’i kthejë armiqtë në hi.

Ky është kërcënimi i fundit që vjen nga Pyongyang teksa tensionet mes Koresë dhe Amerikë rriten, ndërkohë që Kina dërgoi 150 mijë trupa në kufirin e saj.

Këtë mëngjes u përhap lajmi që edhe Presidenti rus Vladimir Putin është gjithashtu duke përforcuar kufirin me Korenë e Veriut, duke ripozicionuar trupat dhe pajisjet ushtarake.

Në pamjet e publikuara duken tri trena të mbushur me pajisje ushtarake që lëvizin nëpër kufirin e largët juglindor të Rusisë.

Po ekzistojnë shqetësimet se nëse shpërthen një konflikt, Rusia mund të përballet me eksod njerëzor nga Korea e Veriut. Megjithatë edhe Putin është paralajmëruar se, nëse SHBA godet armët bërthamore të Kim Jong Un, komtaminimi i tyre mund të arrijë deri në Rusi.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb