SHBA-Në një gjimnaz të Chardler, në Arizona, SHBA, zilja e fundit e vitit ka rënë dhe studentët që kanë mbaruar studimet kanë vendosur të festojnë duke hedhur letra pafund në shkallët e institutit.

Një ‘lamtumirë’ origjinale në bankat e shkollës, xhiruar nga vetë nxënësit me smartphone, dhe publikuar nga një student që ka marrë pjesë në performacë, duke arritur shumë sukses në rrjet.

Në video shihen qindra fletë të cilat hidhen nga lart nëpër shkallët e institutit. Në këtë pikë studentët qeshin, bërtasin, zbaviten dhe rrëshqasin nëpër shkallët, qe duken si të zbardhura nga dëbora. Videoja është bërë virale në rrjet.

Mijëra përdorues kanë ndarë videon ndërsa disa të tjerë kanë pyetur se kush do e pastrojë këtë. Ai që i ka qetësuar të gjithë ka qenë vetë studenti i videos: ’Mos u shqetësoni, për gjithçka kemi menduar ne’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb