Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

VIDEO/ Shëtiste me armë rrugëve të Tiranës, momenti kur policia prangos 19-vjeçarin

arme

TIRANE– Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës me akuzën për armëmbajtje pa leje. Gjatë një kontrolli të ushtruar në makinën e tij tip “Volkswagen”, teksa lëvizte në rrugën “Fortuzi”, 19-vjeçarit me inicialet R.C, i është gjetur një pistoletë tip “Ekol Special 99”.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i riu e mbante pa leje armën e zjarrit, e cila është sekuestruar nga policia.

Sakaq, ai është shoqëruar në komisariat, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së rrethit.

NJOFTIMI I PLOTE
Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr.4 në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr 3 Tiranë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– R. C., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën “Fortuzi”, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit nr.4 në automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi i mësipërm, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë tip “Ekol Special 99” kalibër 9 mm, të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
ar

(el.sp/BalkanWeb)


Komente ( 4 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.