TIRANE- Sekuestrohen 308 gr kokainë, ndërsa në pranga ra një 34-vjeçar. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit pohuan se në flagrancë u kap shtetasi me inicialet K.L, banues në Tiranë.

Në bazë të informacioneve që disponoheshin, se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, në zona të ndryshme të Tiranës, nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët është bërë e mundur kapja e tij në flagrancë, në afërsi të zonës së Kinostudios, ku në automjetin tip “Volkswagen”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 308 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb