SHBA- Një inxhinier nga Los Anxheles  ka ndërtuar një pajisje e cila përdoret për rritjen dhe kultivimin e bimëve të kanabisit, prej nga më pastaj prodhohet marihuana. Yoni Ofir,  ideatori i pajisjes, thotë se ajo kushton 3 mijë dollarë dhe i kryen të gjitha proceset për kujdesin ndaj bimës si ujitja, ekspozimi ndaj dritës dhe materieve ushqyese. Madje, pajisja ka edhe një aplikacion për telefon, i cili ju mundëson që të kontrolloni nga larg parametrat dhe ecurinë e kultivimit të kanabisit. Pajisja, e cila është pak më e vogël se një frigorifer, është menduar për personat që nuk ia kanë idenë se si të kultivojnë kanabis, dhe sidomos për njerëzit që e përdorin atë për qëllime mjekësore. Problemi me rritjen e kanabisit është se ai është shumë i ndjeshëm dhe kërkon kujdes.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: