Skuadra ruse e Akhmat Groznit, ku aktivizohen 3 futbollistët shqiptarë, Balaj, Roshi dhe Berisha, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në kampionat. Pas triumfit në sfidën e parë ndaj Amkar, Akhmat ka regjistruar një tjetër fitore, kësaj here në transfertë ndaj një skuadre mjaft të fortë si Rostovi me rezultatin 1-0.

Ashtu si në takimin e parë, Bekim Balaj e nisi ndeshjen si titullar, duke qenë i vetëm në majën e sulmit, por pa arritur të shënojë. Me fillimin e pjesës së dytë shkodrani është zëvendësuar duke i lënë vendin autorit të golit Sadaev.

Në minutën e 65-të, trajneri Kononov hodhi në fushën e lojës edhe Odise Roshin, i cili zuri vendin e Rodolfos.

Dhjetë minuta më vonë në fushë u fut Bernard Berisha. Në minutën e 91-të mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, i cili shquhet për shpirtin e tij luftarak u ndëshkua me karton të verdhë.

Si Roshi ashtu edhe Berisha pavarësisht se nuk u aktivizuan si titullarë, dhanë një kontribut tepër të çmuar në mbrojtjen e rezultatit.

Në dy ndeshje të luajtura, Akhmat Grozni ka arritur të sigurojë dy fitore duke u renditur në vendin e katërt. Në ndeshjen e radhës ekipi i shqiptarëve do të presë Dinamon e Moskës në shtëpi./Panoramasport.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: