Të tjera pamje bëhen publike nga atentati i ndodhur në kryqëzimin e “Komunës së Parisit” ku mbeti i plagosur 25-vjeçari Mariglen (Lorenc) Hoxha.

Policia e Tiranës ka sjellë pamjet e kamerave të vendosur në semafor, ku shfaqen 4 autorët, të cilët zbresin nga një automjet tip “BMW” dhe qëllojnë mbi 25-vjeçari Hoxha që ndodhej përbri tyre në një makinë të bardhë.

Ajo që bën përshtypje është fakti se në rrugë ka shumë kalimtarë por pavarësisht kësaj, autori kryesor Dejvis Rrustemaj si dhe 3 shokët e tij, veprojnë në qetësi. Rrustemaj afrohet nga krahu u shoferit ku ndodhet Hoxha dhe e qëllon.

Më pas, ashtu i plagosur Hoxha, i jep gaz makinës, duke prekur lehtë makinën e autorëve dhe ikën me shpejtësi, duke i shpëtuar vdekjes. Autorët më pas futen në makinë dhe vazhdojnë rrugën.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb