Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish kreun e qeverisë Edi Rama përsa i përket çështjes së kanabisit në vend.

Në Facebook-un e tij, deputeti i PD-së ka publikuar një video ku duken disa fëmijë që këndojnë për bimën e hashashit.

“Ne Narko-Republiken e Norieges, ne vend te himnit kombetar shkollat u mesojne femijeve himnin e hashashit: “Me lulen tende ne do bejme miliona”! Degjojeni vete! sb,” shkruan Berisha.

“Viti i ri do të na gjejë, ne nëpër kanale, ja me lisa përmbi dhe me gjethe hashashi, nxorra kokën në dritare, kërciste kallashi” dëgjohen fëmijët me çanta shkolle teksa këndojnë. Nuk dihet ende se cilës shkollë apo në cilin qytet janë xhiruar fëmijët që këndojnë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: