Ndeshja e parë dhe më e rëndësishme e javës së 26 në Kategorinë Superiore mes Skënderbeut dhe Kukësit ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1.

Kryesfida e kësaj jave që u luajt në Korçë pati si protagonistë miqtë të cilët arritën t’i prishin festën vendasve vetëm pak minuta para përfundimit të takimit.
skenderbeu-gol-latifi-470x263
Skënderbeu e nisi në mënyrën e duhur ndeshjen kur në minutën e 12 arriti të kalonte në avantazh falë anësorit të talentuar Liridon Latifi. Mirëpo golit të kosovarit, verilindorët do t’ju përgjigjeshin vonë në minutën e 89 me anë të Kale.

Skënderbeu i cili shijoi për pak minuta vendin e parë, do t’i duhet të qëndrojë në vend numëro, të paktën deri nesër kur Partizani të luajë kundër Korabit.
Ekipi kampion 6 herë radhazi i Shqipërisë renditet në vendin e dytë me 50 pikë, 2 më pak se Kukësi kryesues.

Verilindorët ishin afër humbjes së parë në kampionat që prej fillimit të tij në javën e parë, por ashtu si çdo herë tjetër këtë vit arritën t’a shmangnin. Gjithsesi nuk mund të jenë të qetë pasi kërcënon Partizani i cili në rast fitoreje nesër kundër Korabit barazon verilindorët me të njëjtë kuotë pikësh.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: