VLORE – Moti i keq me stuhi ere dhe reshje shiu, ka shkaktuar dëmtim e çative të disa lokaleve në Zvërnec të Vlorës. Era ka marrë me vete tendat e lokaleve, duke rrezikuar edhe qytetarët që gjendeshin aty. Disa lokale verore janë rrafshuar totalisht.

Gjithashtu kjo stuhi solli probleme edhe me energjinë. Sipas banorëve, të gjithë kabllot e korentit dhe transformatorët kanë rënë në tokë.

Në pyllin e Sodës janë rrëzuar disa pemë duke rënë në rrugë, ç’ka sjellë edhe vështirësi në lëvizjen e automjeteve. Ndërkohë mjetet zjarrfikëse po punojnë në terren për hapjen e rrugëve.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: