BRITANI- Siç u raportua më parë kanë ndodhur dy shpërthime në “Manchester Arena” që dyshohet të jenë akte terrorist.

Sulmi ndodhi gjatë një koncerti të këngëtares Ariana Grande. Ndërkohë, publiku i cili po argëtohej me këngët e saj janë gjendur në kaos pas shpërthimeve duke ikur dhe duke bërtitur.

Policia e Manchesterit ka konfirmuar se numri i të vdekurve nga shpërthimi në “Manchester Arena” është 22, ndërsa të lënduar janë mbi 59 persona. Sipas Daily Mail, bomba që është përdorur në Manchester Arena përmbante brenda saj edhe gozhdë për të shkaktuar sa më shumë persona të vdekur.

Bombat më gozhdë janë përdorur edhe në sulme të tjera terroristë. Ky është momenti kur dëgjohet shpërthimi i bombën gjatë koncertit.


(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb