Kosova të premten në “Loro Boriçi” do luaj kundër Islandës për ndeshjen e radhës së kualifikuesve të Kupës së Botës. Dardanët e brishtë do kërkojnë arritjen e fitores së parë në një ndeshje zyrtare, por përballë kanë një kundërshtar që shkroi historinë në Europian ku mori pjesë deri në 8-en më të mirë.

Por a do përmbushet ky objektiv i Kosovës?

Për këtë ka ndarë një opinion sportistja e parë që mori një medalje në emër të shtetit më të ri në Rio 2016, xhudistja Majlinda Kelmendi.

Ajo thotë se në të ardhmen do t’a mposhtim Islandën, por për momentin do jetë e vështirë.

“Ndoshta për momentin Kosova nuk mund të mposht Islandën, por në të ardhmen do ta bëjnë. Nuk po them se nuk kanë asnjë mundësi, le të shohim. Ju dëshiroj fat”, tha Majlinda në një interviste për televizionin Olimpik.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb