TIRANE- Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, njëherësh kryetari i PS-së së Tiranës dhe një nga figurat më të sulmuara nga LSI-ja ditët e fundit, nuk e ka kursyer ironinë me ta.

Në rrjetin sociali Facebook ai ka postuar një video, ku shfaqet një simpatizant i LSI-së që tenton të ngrihet me parashutë.

Por ndërsa tentativa rezulton e pasuksesshme Tahiri qesh duke bërë këtë koment thumbues: “Ky i shkreti e paska humb shansin e vet…hahahahahaha”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: