TIRANË- “E vetmja gjë që mund të bëjmë ne në këtë kohë është të lexojmë qëndrimet dhe shohim humoret e protagonistëve”. Kështu ka thënë analisti Andi Bushati pak kohë më parë në News24 e me sa duket për momentin kjo është e vetmja gjë që iu ka mbetur gazetarëve, të aludojnë për të ardhmen e koalicionit në bazë të qëndrimeve e humoreve të politikanëve.

Sot kryeministri Edi Rama është takuar me aleatin e tij Ilir Meta në një takim për të cilin u tha se do të vendosej e ardhmja e koalicionit, nëse PS-LSI do të hynin bashkë në zgjedhje. Por kjo nuk ndodhi. Në përfundim të takimit, Rama la Hotel Tiranën pa asnjë prononcim duke ia lënë ‘topin’ Metës. I vetmi reagim i Ramës ishte një dorë në supin e Petrit Vasilit, ministrit të Drejtësisë që vjen nga radhët e LSI-së.

“BalkanWeb” ka siguruar videon nga ky moment, kur pas takimit Rama del krah për krah me Vasilin dhe më pas Luan Rama e Gramoz Ruçi. Rama dhe Vasili flasin diçka dhe më pas vijojnë secili në rrugën e tyre. Nuk dihet se për çfarë kanë biseduar dy politikanët por takimi mes tyre ishte shumë miqësor, siç duket dhe në pamje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: