Sulmuesi i talentuar 17-vjeçar shqiptar, Andrea Isufaj, ka qenë protagonist në çerekfinalet e kampionatit të të rinjve në Itali, në ndeshjen ku skuadra e tij, Chievo, përballej me Interin. I rreshtuar si titullar, sulmuesi shqiptar ka lënë shenjë në këtë ndeshje, duke realizuar golin e barazimit të përkohshëm 1-1 të skuadrës veroneze në minutën e 14-të të ndeshjes. Interi shënoi golin e 2-1 me Rivas në minutën e 60-të dhe vetëm 3 minuta më vonë, trajneri i Chievos vendosi të zëvendësonte sulmuesin shqiptar. Kjo lëvizje nuk rezultoi e suksesshme pasi Chievo nuk arriti të barazonte shifrat, duke u mundur me rezultatin 2-1 dhe duke u eliminuar nga turneu i Primavera.


(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: