TIRANË- Një tjetër urgjencë është bllokuar sot në hyrje të kryeqytetit për shkak të protestës së opozitës. Mësohet se një autoambulancë e spitalit të Fierit me një të ri në gjendje të rëndë është bllokuar pranë sheshit “Shqiponja”. Policia ka bërë thirrje me altoparlant që protestuesit të lirojnë rrugët për kalimin e ambulancës.

“Sot më datë 24.04.2017, ora 11:30, në aksin rrugor Casa Italia, në drejtim te Sheshi Shqiponja një ambulance e qytetit të Fierit me një të sëmurë rëndë ka ngelur në trafik.

Forcat e policisë të qarkullimit rrugor po ndihmojnë t’i hapet rruga me qëllim shpëtimin e jetës të sëmurit rëndë”, deklaron policia zyrtarisht.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: