RUSI- Tmerr dhe frikë në Rusi. Banorët në qytetin Surgut janë tmerruar kur një burrë ka filluar të qëllojë këmbësorët në rrugë me thikë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:20 (me atë lokale), ndërsa personi në fjalë është qëlluar për vdekje nga policia, pasi plagosi tetë persona të pafajshëm, raporton Rusia Today.

Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë, ndërsa paraprakisht nuk dihet nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist apo jo.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: