VELIPOJE– Në një kohë kur jemi në kulmin e sezonit turistik, pushuesit në plazhin e Velipojës janë përballur sot me një ngjarje aspak të këndshme.

Pasi kanë konstatuar erën e rëndë, qytetarët kanë pikasur në det një kalë të ngordhur që qëndronte sipër ujit dhe në këtë mënyrë nuk mund të hynin për t’u larë.

Menjëherë është njoftuar policia kufitare, e cila ka bërë të mundur largimin e kafshës së ngordhur nga deti.

Nuk dihen ende shkaqet e mbytjes së kafshës. Policia ka nisur hetimet nëse ngjarja është aksidentale apo e qëllimshme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: