Mënyre e re për transportin e qytetarëve kinez, “Treni i ajrit” është lëshuar të punojë për provë, ndërsa i ka arritur të gjitha rekordet. Inxhinieri i këtij treni ka thënë se transporti është tre herë më i mirë se trenat e ndryshëm apo metrotë.

Treni është dizajnuar që të jetë i lehtë, me shpejtësi mesatare lëvizëse. Si një transportues i lirë, pritet që të mbërrijë edhe një potencial të madh të tregut, sidomos në zonat malore dhe qytetet e mëdha. Ky tren mund të mbart deri në 510 udhëtarë, në tre vagonë në shpejtësi maksimale 70 km në orë.

Kjo mënyrë e shinave është më e lira dhe më e lehta për t’u ndërtuar. Kina është vendi i tretë në botë që ka bërë zhvillimin kësaj lloj teknologjie, mbas Gjermanisë dhe Japonisë. Një nga sistemet e para hekurudhore është ndërtuar në Gjermani në vitin 1901, ku sot e asaj dite është ende në funksion.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb