TURQI-Disa persona, mes tyre edhe një çift me fëmijën e tyre, po përpiqen të mbrohen nga ndonjë shembje e mundshme në spitalin e Bodrumit, pas lëkundjeve të fuqishme të tërmetit me magnitude 6.7 ballë që goditi brigjet turke. Pamjet janë postuar në Tëitter nga Serdar Imren.

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë me epiqëndër në jugperëndim të Turqisë ka shkaktuar një cunami që goditi vendpushimet turistike në Mesdhe dhe Detin Egje.

Cunami goditi disa plazhe duke përmbytur disa hotele dhe bare dhe duke nxjerrë barkat në rrugët e qytetit. Deri tani raportohet për dy viktima në ishullin e Kos, dhe 100 të plagosur, ndërkohë që grupet e shpëtimit janë duke kërkuar nën rrënoja për të mbijetuar.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: