DURRËS – Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit anti-drogë “Qereka”. Ferdinand Topi, 48 vjeç, Agron Kurti, 39 vjeç, Pëllumb Boja, 35 vjeç, Lajdan Boja, 24  vjeç, të gjithë banues në Qerekë u arrestuan pasi në shtëpinë e Topit u gjetën rreth 43 kg kanabis.

“Më datë 16.05.2017, në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ferdinand Topi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: rreth 43 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva,  dy peshore elektronike dore, një automjet tip Benz në pronësi të shtetasit Agron Kurti, një automjet tip Golf në pronësi të vëllezërve Boja dhe, 4 aparatë telefoni celular,” njofton policia.

Të arrestuarit u kapën në flagrancë duke përgatitur lëndën narkotike, futur në thasë me ngjyrë të zezë, me qëllim për ta shitur në qytetin e Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: