SARANDE- Në kulmin e sezonit turistik nga Ksamili vijnë pamje të frikshme që do tmerronin çdo pushues. Ndonëse nuk dihen ende përgjegjësit e ndotjes masive, ujërat e zeza kanë pushtuar bregdetin në plazhin “Gjiri Poda” tek “Tre ishujt” në Ksamil.

Pamjet ku duket qartë shkarkimi i ujërave të zeza në breg të detit janë siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Shpresa Dine. Ajo raporton gjithashtu se turistët dhe pushuesit janë larguar të shqetësuar nga plazhi.
ksamil-ujerat-e-zeza

ksamil-ujerat-e-zeza-1jpg
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb