I pranishëm për të votuar ditën e sotme në zgjedhjet për kryesinë e Partisë Demokratike, ka qenë edhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni.

Ai u shfaq sot i veshur sportiv rreth mesditës për të votuar për kryetarin e ri të partisë, ku në garë janë Lulzim Basha dhe Eduart Selami.

Më herët, i ati i tij, deputeti Sali Berisha pranoi për herë të parë se përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve ishte Basha.

“Përgjegjës për rezultatin është Lulzim Basha, pastaj përgjegjësi kanë me radhë, në shumë aspekte, secili duhet të shohë ku e ka një copë përgjegjësie edhe në bazë, edhe në degë. Duhet një tjetër strategji. Partia i ka mundësitë të bëjë një analizë të plotë që t’i shërbejë një strategjie të re që do ta çojë drejt fitores, e kuptoj se disa nuk votojnë, ka demokratë të zemëruar, i ftoj të zhvishemi nga emocioni, të mos e shohim humbjen si fatalitet, të mos dehemi nga humbja por të ulemi dhe të shohim çfarë do bëjmë që të mos ndodhë sërish”,- tha Berisha.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb