Sporti i zhytjes të lejon të bëhesh dëshmitar i pamjeve spektakolare  por ka edhe rreziqe të mëdha. Kerry Daniel është dëshmitari ideal i këtij fakti. Zhytësi australian preku sipërfaqen e tokës në fund të detit kur u surprizua nga sulmi i një peshkaqeni.

Gjitari i detit u lëshua furishëm drejt zhytësit me qëllimin për ta gllabëruar atë. Megjithatë, Kerry Daniel ruajti qetësinë dhe u përball me peshkaqenin. Zhytësi australian e goditi në gojë peshkaqenin me një thikë që e mbante në dorë.

Nga “përballja” me kafshën gjigande, Kerry doli fitimtar duke lënë në vendngjarje vetëm gjakun e gjitarit.

Duke folur për Daily Mail Australia, Kerry Daniel tha se “kishte ardhur çdo vit në këtë vend për të bërë zhytje, kishte parë shumë peshkaqenë por kurrë nuk ishte përballur me një situatë të tillë”.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: