VLORË- Pak minuta më parë gjithë qyteti i Vlorës u trondit nga një atentat me kallashnikov që i mori jetën kreut të OSHEE-së Roland Saliu.

Trupi i tij i pajetë dergjej në oborrin e lokalit në Sheshin e Flamurit, aty ku familjarët shkuan për ta identifikuar.

Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për BalkanWeb edhe momentet kur familjarët identifikojnë pikërisht të afërmin e tyre. Ata shpërthejnë në lot e të bërtitura.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb