VLORE- Prej pak minutash Sheshi i Flamurit në Vlorë u trondit nga një atentat me armë zjarri që i mori jetën një personi dhe plagosi një tjetër.

Gazetari Enrik Mehmeti konfirmon për BalkanWeb se viktima është drejtor i OSHEE-së në Vlorë, Roland Saliu.

Mehmeti sjell për BalkanWeb edhe pamjet e para nga vendngjarja, pamje të rënda ku duket viktima e shtrirë në oborrin e lokalit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb