Fëmija i parë në botë të cilit i janë transplantuar të dy duart, është në gjendje të hajë, shkruajë dhe të vishet 18 muaj pas operacionit. Rezultatet e para të transplantimit të suksesshëm, i cili është kryer në korrik të vitit 2015, ishin të nevojshëm 40 mjekë dhe ndërhyrje prej 10 orësh, u publikuan të martën në revistën mjekësore britanike The Lancet.
Pas disa muajve terapi dhe përkrahje psikologjike, sot djali amerikan 10 vjeçar ka kaluar momente të vështira në 18 muajt e parë, në mes të cilëve ishte mjekimi agresiv kundër refuzimeve të shumta të indit të transplantuar dhe mësimit intensiv se si t’i përdorë duart e reja, shkruajnë autorët e këtij raporti mjekësor. Pas kësaj periudhe ai ishte në gjendje të shkruajë, të hajë dhe të vishet.

“Hulumtimi ynë tregon se transplantimi i duarve është i mundur kur përgatitet me kujdes me përkrahje të ekipit të kirurgëve, ekspertëve të transplantimin dhe terapistëve profesionalë, psikologëve dhe punëtorëve socialë”, sqaron Sandra Amaral nga spitali i fëmijëve në Filadelfi, në lindje të SHBA, ku është kryer operacioni.

Duke mbetur pa pjesët e poshtme të parakrahëve dhe shputave të këmbëve në fëmijëri të hershme për shkak të infeksionit të rëndë, Zioni i vogël tashmë i është nënshtruar transplantimit të veshkave para disa vjetëve dhe kishte marrë barëra kundër refuzimit të indit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb