LONDËR- Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat 27-katësh në “Latimer Road”, në perëndim të Londrës, me dëshmitarë okularë që pohojnë se njerëzit janë të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Zjarri në “Grenfell Tower” në “Estate West Lancaster” u raportua në 01:16  të orës lokale të Londrës dhe rreth 200 zjarrfikës janë duke luftuar me zjarrin, i cili ka përpirë gjithë ndërtesën. Sipas  asaj që shkruan “DailyMail”  kulla e lartë përmban 120 banesa dhe është 27 kate e lartë. BBC raporton se i gjithë blloku i kullave është në flakë dhe se ndërtesa mund të shembet. Rreth orës 04:00 policia e Londrës raportonte se banorët vazhdojnë të evakuohen nga blloku i kullës. Në aksion për shuarjen e zjarrit janë angazhuar mbi 200 zjarrfikës, raporton BBC. Dyzet zjarrëfikëse janë dërguar në kullë dhe kryebashkiaku i Londrës Sadik Khan tha për BBC se ky është një incident i madh.

Një dëshmitar akular tha për BBC se kishte degjuar njerëzit duke bërtitur “dilnin jashtë, dilnin jashtë”, por banorët po thërrisnin të trembur, ndërsa korridoret brenda ndërtesës ishin të mbushura me tym.

Një tjetër dëshmitare okulare e ngjarjes, Sophia, e cila ndodhje rreth 500 metra larg ndërtesës, tha për BBC: “Ka shumë njerëz të mbledhur në rrugë. Unë shoh gjithnjë e më shumë flakë, dëgjoj njerëz që qajnë për ndihmë, e gjithë ndërtesa po digjet”.

Terrified residents in their pyjamas have been evacuated from the residential block

Police are warning people to stay away for fear it might collapse

Grenfell Tower Fire

A group of people trying to help out police were forced back because they were walking towards the burning building

Police and 40 fire engines have rushed to the scene as hundreds of concerned residents gathered outside to try to contact their loved ones 

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: