TIRANE- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka vijuar me kontrollet për evidentimin e rasteve të abuzimit me energjinë elektrike. OSHEE në fokus të kontrolleve ka vendosur bizneset.

Nga kontrollet e ushtruara është konstatuar se tre biznese vidhnin energji përmes sistemit matës, ndërsa janë konstatuar dhe dy rilidhje të paligjshme.

Të pesta këto raste sipas OSHEE janë proceduar në polici.

Sipas OSHEE, operacioni vijon edhe në Shkodër, ku gjatë mbrëmjes janë shoqëruar në polici tre abonentë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb