ITALI- Një 31-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për disa vjedhje në apartamentet me qira të marra nga studentët. Ngjarja është regjistruar në Peruxhia të Italisë. ‘Ansa.it’ shkruan se hajduti vidhte kryesisht telefona celularë dhe portofola, por dhe sende të tjera. Mësohet se arrestimi i tij është kryer nga forcat policore të stacionit të Fortinbras.

Po ashtu, nga hetimet rezulton se shqiptari ishte deportuar katër herë, por ai sërish ishte kthyer në mënyrë të fshehtë, duke shkuar në Italinë veriore. Policia e ndaloi shqiptarin pasi dispononte edhe një urdhër ekzekutimi të vendimit.

Hetuesit e çështjes theksuan se ka pasur dy raportime për shqiptarin, një në fund të tetorit dhe në mes të nëntorit, pasi ishte njohur nga disa vajza që kishin bërë denoncimin. Ndaj tij tashmë rëndojnë disa akuza për vjedhje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: