LEZHË-Më shumë punësim dhe shërbim premton kandidati i ASHE-së në Lezhë Viktor Tushaj. I ftuar në emisionin “Koha për t’u Zgjuar”, Tushaj i cili është në kërkim të mandatit të tretë si kryebashkiak i Lezhës theksoi se me projektet e zbatuara e ka ndryshuar zonën. Më tej ai premtoi se do sigurojë ujë të pijshëm për Bashkinë e madhe në sasi dhe cilësi.

“Kemi projekte edhe për të stimuluar shfrytëzimin e tokave. Mos shfrytëzimi i tokave është një problem shqetësues. do sigurojmë sistem vaditje për 19 mijë hektarë tokë. prioritet do i japime dhe industrisë së peshkimit e cila ëhstë shumë fitimprurëse. Kemi projekte për përmirësimin ed kushteve të peshkimit”- u shpreh Tushaj.

Më tej ai u shpreh se është e rëndësishme të krijosh modele dhe të prekësh interesat e qytetarëve.
“Ne kudo e ndjejmë frymën pozitive mbështetjen e elektoratit. Pritshmëritë e qytetarit janë më të mëdha se mundësitë që ka një buxhet bashkie por e rëndësishme është të ndërtosh modelet e duhura.

Shikojmë një përqafim të programit që deri tani e kemi quajtur program elektoral por tani e quajmë program qeverisës se deri tani kemi prekur interesat e njerëzve. këto i kemi ndërtuar në bashkëbisedim me banorët. jam i bindur që tashmë e kemi thithur besimin e qytetarëve për shkak të modeleve që kemi krijuar dhe administrimit që i kemi bërë Lezhës.”- u shpreh Tushaj.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: