TIRANE- Viktor Tushaj është emëruar drejtoi i ri i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN). Ish-kryebashkiaku i Lezhës vjen në këtë detyrë, tre ditë pas dorëheqjes nga ky post të Dael Dervishit, përfaqësues i LSI.

Tushaj, i LSI-së, mbajti postin e kryebashkiakut të Lezhës për dy kandidatura dhe në 2015 humbi përballë kandidatit të PD-së Fran Frrokaj i cili aktualisht ka drejtimin e këtij qyteti.

Dorëheqja e Dervishit iu dorëzua ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri dhe ishte e parevokueshme.

Dervishi mbante postin e drejtorit të AKBN që prej 30 nëntorit të vitit 2013-të, dhe tha se largohet nga detyra për arsye personale, pasi do të largohet në SHBA për një program shkencor.

Në periudhën 2002-2008, Dervishi ka kryer një serë funksionesh drejtuese pranë shoqërisë INSIG sh.a, në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë.

Në 2009-2012, ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Juridike në AKBN. Në 2012-2013, ka ushtruar funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministinë e Energjisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Në vitet 2008, 2009 dhe gjatë 2013, Dervishi ka ushtruar profesionin e avokatit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: