Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, kjo fundjavë i ka gjetur të gjithë në plazh. VIP-at tanë kanë ngritur temperaturat buzë detit, duke konfirmuar edhe njëherë se kanë ndërmend ta shijojnë famën shumë gjatë. Krahas temperaturave të larta, personazhet e famshme e kanë bërë edhe më të nxehtë këtë verë. Disa kanë zgjedhur pishinat, shumica e tyre plazhet, por një gjë është e sigurt, gushti i ka gjetur të gjithë të nxehtë.

Marina Fara
Nëse flasim për vajzën bukuroshe të Eli Farës, të gjithë e dimë që fotot hot do t’i kemi me shumicë. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, teksa Marina Fara ka provokuar nga Saranda, ku po pushon. Me tanga, apo me duart tek zonët intime, brunia seksi ka treguar edhe njëherë format shpërthyese që ka. E si një beqare, pushimet e saj këtë verë janë me mikeshat. E sigurt që vëmendja mashkullore nuk i ka munguar.

20624693_670450566487104_1681120670_n

20624222_670450596487101_675135828_n


Luana Vjollca

Mos u ankoni kot nëse ende nuk i keni marrë pushimet, as Luana Vjollca nuk i ka nisur. Edhe pse sezoni ka mbaruar, moderatorja ka marrë vetëm dy ditë pushime. Nga aq sa kemi mundur të mësojmë, biondja seksi është duke pushuar së bashku me partnerin e saj, Krenar Çoçaj. E duke qenë se ka vetëm dy ditë pushime, destinacioni do të jetë i afërt me Tiranën. Luana sapo ka lançuar edhe këngën e saj më të re, “Benzina”, ndaj kjo verë do të jetë e mbushur me koncerte për të, duke mos pasur shumë kohë në dispozicion për të pushuar.

20631639_670450603153767_1788399923_n

20645813_670450619820432_337987481_n

 

 

Shkrimin e plote mund ta lexoni duke klikur ne linkun e meposhtem: http://www.gsh.al/2017/08/05/vip-at-ne-plazh-luana-vjollca-nis-pushimet-me-te-dashurin-marina-fara-prek-zogun-alketa-vejsiu-klinton-zeqiraj-aida-shtino-luana-vjollca-jonida-maliqi/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb