Vllaznia përpos mungesave të konfirmuara më parë me shumë mundësi në dispozicion për ndeshjen me Tiranën nuk do të ketë as mbrojtësin Endri Vrapi. Futbollisti ditën e sotme është larguar nga grumbullimi me ekipin që ndodhet në Ulqin për të udhëtuar drejt Tiranës.

Klubi shkodran ka njoftuar se futbollisti është kthyer në Tiranë pasi vuan nga një virozë gripale dhe ishte më e përshtatshme që ai të kurohej në kryeqytet për këtë problem.

Mos sqarimi i plotë nëse Vrapi do jetë i gatshëm për takimin e së shtunës, shton dyshimet se futbollisti mund të mungojë për të njëjtën arsye si Bakaj dhe Lika. Të dy këta lojtarë ka deklaruar se “nuk iu bëjnë këmbët”.

Kujtojmë se Vrapi më parë ka mbrojtur ngjyrat bardheblu të Tiranës dhe nuk e ka fshehur se ka një simpati për ekipin kryeqytetas që këtë të shtunë luan kundër Vllaznisë për të siguruar mbijetesën në “Superiore”, objektiv i njëjtë edhe për ekipin shkodran.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb