Përmes një deklarate për mediat, Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton të gjithë aplikantët që konkurojnë në programe të ndryshme të studimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë se sot

Qëndra e Shërbimeve Arsimore është duke i përcjellë të gjitha IAL-ve, në formë elektronike dhe zyrtarisht, për çdo program studimi të ofruar nga ana tyre:

1. Listën e aplikantëve që kanë përzgjedhur programet e studimit.
2. Notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme.
3. Rezultatet e provimeve të maturës shtetërore.
4. Mesataren e të gjitha viteve të shkollës së mesme.
5. Mesataren e provimeve të Maturës Shtetërore.
6. Mesataren e përgjithshme të përllogaritur sipas VKM. Nr 346 datë 19.4.2017.
7. Indekset e profileve të shkollave të mesme.

MAS bën me dije se për këtë vit akademik numri i aplikantëve në raundin e parë është 25.822 maturantë.

Kuota të lira në total për studentët brenda vendit janë 32.268 nga të cilat në universitetet publike 22.897, ndërsa në universitetet jo publike 9.371.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb