BRITANI E MADHE – Edhe princ George dhe princesha Charlotte janë si të gjithë fëmijët e moshës së tyre. William dhe Kate së bashku me fëmijët e tyre i thanë lamtumirë Polonisë, ku kanë kaluar dy ditët e fundit duke festuar historinë, kulturën dhe lidhjet e kombit me Mbretërinë e Bashkuar, për të fluturuar më pas në Berlin.

Por ata që u lodhën më shumë nga ky udhëtim ishin dy fëmijët e tyre. 4-vjeçari George dukej se kishte nevojë për një sy gjumë, pasi ai i fërkonte sytë gjatë largimit nga Polonia, ndërkohë qw i ati, princi William përshëndetej me komitetitn.

Ndërkohë, princesha Charlotte, ishte më se e lumtur teksa pranoi një buqetë lulesh nga qeveria gjermane, dhe me besim shtrëngoi duart me atasheun britanik të mbrojtjes, Brigadier Rob Rider.

Ajo dukej e kënaqur me buqetën e saj të parë zyrtare, teksa i nuhaste vazhdimisht ato, por dukej se George u ndje paksa i lënë pas dore, pasi ai u pa duke u kapur për nënën e tij, për ta tërhequr sa më parë brenda në avion.

Mbretërorët mbërritën më pas në Berlin për të filluar turneun e tyre pesë-ditor, me një vizitë në Portën Brandenberg dhe Memorialin e Holokaustit, që ishin në rendin e ditës për Kate dhe William.

Princesha e adhurueshme e vogël përgjatë qilimit të kuq shihej vazhdimisht duke mbajtur dorën e nënës së saj, pasi George i veshur në pantallona të shkurtra të marinës së markës tregtare dhe një këmishë blu, qëndroi pranë babait të tij Princit William.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb