Vllaznia ka realizuar sot përforcimin e parë në merkaton e verës. Mesfushori shkodran Edon Hasani është kthyer në shtëpi duke firmosur kontratën që do ta mbajë të lidhur me klubin e vendlindjes së tij për sezonin e ardhshëm.

Hasani ishte një nga synimet kryesore të merkatos së Vllaznisë dhe pasi mori kohën e nevojshme për të shqyrtuar të gjitha ofertat, vendosi që të bëhej pjesë e ekipit të drejtuar nga Armando Cungu.

25-vjeçari është rritur në akademinë e Vllaznisë dhe ka qenë pjesë e ekipit të parë të shkodranëve që nga viti 2009 deri në vitin 2012, para se të largohej drejt Bullgarisë te skuadra e Liteks Loveç. Në sezonin e kaluar Hasani u aktivizua te Kukësi, por e mbylli aventurën më herët se fundi i kampionatit për shkak të një mosmarrëveshjeje me drejtuesit./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: