VLORE- Një 53-vjeçare nga Vlora ka mbetur e plagosur rëndë, pasi e ka përplasur një automjet teksa po kalonte rrugën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:52, në aksin rrugor të lagjes “10 Korriku”, ku automjeti tip Smart, me drejtuese shtetasen S.Hoxhaj, ka goditur shtetasen M.K, 53 vjeç (këmbësore).

Si pasojë e përplasjes, 53-vjeçarja ka pësuar dëmtime serioze, dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sakaq, policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit, shtetasen S.Hoxhaj, 26 vjeç, për veprime të mëtejshme procedurale.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: