KOSOVË- Vlora Çitaku është dekretuar ambasadore e re e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vlora Çitaku është ambasadorja e tretë e Kosovës në SHBA që prej shpalljes së pavarësisë.

Vlora Çitaku ka qenë ministre e Integrimit Europian dhe ish-zëvëndsministre e Jashtme dhe ministre e Jashtme në detyrë pas prishjes së koalicionit PDK dhe LDK.

Çitaku ka qenë deputete në dy legjislatura nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ka qenë e angazhuar në komisionet parlamentare për punë të jashtme dhe integrim europian.

Çitaku është anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës. Një kohë ka qenë zëdhënëse e partisë, këshilltare për media dhe zyrtare ndërlidhëse me bashkësinë ndërkombëtare.

Çitaku ka të mbaruar një MA në Medie dhe Gazetari dhe para se të angazhohej në politikë ka punuar si gazetare dhe përkthyese gjatë luftës në Kosovë në periudhën 1998 – 1999.

(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: