VLORE– Një 35-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën ditën e sotme në spitalin e Vlorës. Gruaja kishte shkuar në spital për të sjellë në jetë fëmijën e saj, por ka ndërruar jetë gjatë lindjes.

Fatmirësisht foshnja e 35-vjeçares Argjiro Bashaj ka arritur të shpëtojë.

Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, dhe zbardhjen e plotë të saj.

Sakaq, ka nisur hetimi edhe ndaj mjekëve të spitalit të Vlorës për mjekim të pakujdesshëm, pasi gruaja ndodhej e shtruar në spital prej një jave.

Informacion paraprak
Më datë 10.08.2017, rreth orës 18:00 Salla Operative Vlorë është lajmëruar nga Spitali Rajonal Vlorë se shtetësia A.B., 35 vjeçe, banuese në Vranisht-Vlorë, pasi ka kryer lindje natyrale ka ndëruar jetë në sallën e Reanimacionit pas një komplikacioni mjekësor që i është shfaqur.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: